Legjenda e Liverpoolit, transferimi i parë i Gerrardit te Rangers

Steven Gerrard sot edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës skoceze, Glasgow Rangers.

Sport

04/05/2018 17:51

Ish mesfushori i Liverpoolit, ka nisur një etapë në karrierën  e tij, duke e marrë drejtimin e skuadrës Rangers, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

‘DailyRecord’ shkruan se Gerrard ka vendosur që të Rangers të transferojë ish bashkëlojtarin e tij, Martin Skrtel.

Sipas kësaj medie, mbrojtësi sllovak do të jetë transferimi i parë i Gerrardit te skuadra skoceze.

Skrtel aktualisht është pjesë e Fenerbahces, tek e cila skuadër u transferua në vitin 2016 nga Liverpool./Lajmi.net/