Legjenda e Liverpoolit thotë se kjo është mënyra e vetme për të ndalur Ronaldon

Mark Lawrenson ka gjetur mënyrën e ndaljes së Cristiano Ronaldos.

Sport

25/05/2018 16:19

Legjenda e Liverpoolit, Mark Lawrenson, beson se mënyra e vetme për të ndalur Cristiano Ronaldon, është që portugezi të mos lejohet t’i afrohet topit.

Liverpool të shtunën do të zhvillojë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, dhe rreziku kryesor i tyre vije nga Cristiano Ronaldo.

33 vjeçari edhe pse pati një fillim të vështirë të sezonit, arriti që në pjesën e dytë të sezonit të rikthehet në formën më të mirë për të udhëhequr Realin deri në arritjen e finales së tretë në tri vitet e fundit në Ligën e Kampionëve.

“Ndaloni Ronaldon nga pranimi i topit, dhe kjo është mënyra e vetme për të ndaluar atë”, ka deklaruar Lawrenson për ‘Goal.com’.

“Mendoj se Reali ndoshta janë si Liverpooli me Salahun. Nëse ai nuk furnizohet me topa, ai nuk mund të bëjë asgjë”./Lajmi.net/