Legjenda e Liverpool komenton shkëmbimin e mundshëm Salah – Dybala

Ditëve të fundit po flitet për një shkëmbim të mundshëm mes Liverpool dhe Juventus për yjet Salah – Liverpool.

Sport

16/02/2019 18:00

Ikona e Liverpool, Ian Rush, i cili gjithashtu ishte paraqitur edhe me Juventus, ka shumë dyshime se kjo marrëveshje mund të arrihet.

“Mendoj se Salah do të qëndrojë tek Liverpool. Tifozët e duan atë dhe ai është mirë këtu. Ka nënshkruar kontratë të re dhe nuk mendoj se shkëmbimi do të bëhet” ka thënë Rush, transmeton lajmi.net.

Rush ndër të tjerash ka komentuar edhe kalimin e Aaron Ramsey tek Juventus, duke thënë se ai do të bëjë mirë në Serie A.

Ishte ideja nga skuadra e Juventus që dha mendimin për shkëmbimin. Thuhet se ata kanë ofruar edhe 50 milionë bonus. /Lajmi.net/