Legjenda e futbollit tregon se ku duhet të transferohet Harry Kane

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka thënë se Real Madrid do të ishte klubi ideal për sulmuesin e Tottenham Hotuspur, Harry Kane.

Sport

24/10/2018 16:40

Ish mesfushori i Interit dhe Bayern Munich, Lothar Matthaus, i ka ofruar ndihmë të vogël sulmuesit anglez, Harry Kane, rreth së ardhmes.

Harry Kane prej kohës vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madrid në Spanjë, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Ky transferim ka gjasa të mëdha të finalizohet që në janar, nëse Real Madrid nuk arrin të këndellet në muajt në vazhdim.

“Pyetja është nëse Kane dëshiron të largohet nga Spurs, Anglia apo Premierliga. Ai kurrë nuk do të largohet nga Spurs për një tjetër klub nga Premierliga”, ka shkruar Matthaus për ‘The Sun’, përcjell lajmi.net.

“Nëse dëshiron të largohet, Real Madrid do të ishte klubi i vetëm ideal për të. Në Real do të shkëlqejë më shumë se kudo tjetër. Nëse kjo do të ndodhte, të gjithë do ta kuptonin veprimin e tij, dhe askush nuk do të zemërohej”./Lajmi.net/