Legjenda e Chelsea: “Sarri ka një muaj kohë për të shmangur shkarkimin” – Lajmi.net
Legjenda e Chelsea: “Sarri ka një muaj kohë për të shmangur shkarkimin”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 18:45, 11 February 2019
Pozita e Maurizio Sarrit është ‘shkundur’ nga disfata e thellë 6:0 kundër Manchester City.

Zërat për shkarkimin e trajnerit italian nga stoli i ‘bluve’ janë rritur shumë, pas turpërimit nga Pep Guardiola.

Gjithashtu, edhe më keq bëhet situata kur është e ditur se Sarri nuk i ka raportet më të mira të mundshme me disa nga yjet e skuadrës.

Por, legjenda e Chelsea, Ron Harris ka thënë se trajneri ka një muaj kohë që t’i shmanget shkarkimit.

“Do të flisja me të dhe do t’i thoja se ke një muaj kohë për t’i vendosur gjërat në vendin e vet” ka thënë  legjenda e Chelsea, transmeton lajmi.net.

“Të gjitha ‘thikat’ janë në drejtim të tij, por është në duart e tij që t’i bëjë lojtarët që të kthejnë situatën në favor” ka thënë tutje Ron.

Një nga problemet më të mëdha është vështirësia e trajnerit për të instaluar stilin e tij të lojës të njohur si ‘Sarriball’.

Ky sistem ka bërë që Kante të largohet nga pozita e tij natyrale, e që kjo po del të jetë kritika më e madhe për trajnerin. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO