Legjendat e Barcelonës dhe Juventusit komentojnë penalltinë e Real Madridit

Penalltia e Lucas Vazquezit vazhdon të komentohet në botën e futbollit.

Sport

14/04/2018 10:56

Ish lojtarët e Barcelonës, Eric Abidal, Hristo Stoichkov, Gary Lineker, Sonny Anderson, si dhe dy legjendat e “Zonjës së Vjetër”, Del Piero e Pirlo, kanë komentuar penalltinë e dhënë në minutën e 93 në dëm të Juventusit që dërgoi në gjysmëfinale Realin.

Hristo Stoichkov: “Ishte penallti, s’ka diskutime. Është e qartë se kishte kontakt, s’ka rëndësi ishte minuti parë apo i 93, kishte kontakt. Këtu duhet fajësuar lojtarët e Juves që në fund të ndeshjes lanë të lirë dy lojtarë në zonë. Ishte penallti”.

Edhe Eric Abidal: “Mendoj se në këtë rast, duhet të akordosh penallti, ka kontakt”.

Del Piero: “Në këso lloje të ndeshjes kemi parë nganjëherë jepen penallti, nganjëherë jo”.

Pirlo: “Gjyqtaria ka mundur të evitojë dhe të mos akordojë, ishte apo nuk ishte penallti. Ka mundur ta evitojë”.

Gary Lineker: “Gjyqtari kishte sigurisht të drejtë, duket qartë, e pamë të gjithë”.

Sonny Anderson: “Për mua, vendimi është i drejtë, Benatia arriti vonë në aksion dhe e pamë se e pengoi Vasquezin ën aksion, kështu që ishte penallti”.