Legjenda e Arsenalit

Jack Wilshere beson se Theo Walcott është shndërruar në “legjendë të Arsenalit” për gjestin që bëri në drejtim të tifozëve të Tottenhamit gjatë fitores në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup të shtunën. Derisa Walcott ishte duke u bartur jashtë fushës për shkak të një lëndimi, reprezentuesi anglez bëri me shenjë rezultatin 2:0…

Sport

06/01/2014 11:50

Jack Wilshere beson se Theo Walcott është shndërruar në “legjendë të Arsenalit” për gjestin që bëri në drejtim të tifozëve të Tottenhamit gjatë fitores në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup të shtunën.

Derisa Walcott ishte duke u bartur jashtë fushës për shkak të një lëndimi, reprezentuesi anglez bëri me shenjë rezultatin 2:0 në favor të Arsenalit, në drejtim të tifozëve mysafirë në Emirates Stadium.

Nga një gol në secilën pjesë të lojës nga Santi Cazorla dhe Tomas Rosicky siguruan kualifikimin e Arsenalit për në rrethin e katërt të garës, ku do të takohen në shtëpi me Coventry Cityn.

“Ai tani do të konsiderohet legjendë e Arsenalit. Ata e duan Theon, por tani do ta duan edhe më tepër. Mendoj se tifozëve të Arsenalit u pëlqeu gjesti i Theos”, deklaroi Wilshere.

Walcott pritet të mungojë deri në katër javë për shkak të lëndimit.