Legjenda e Arsenalit e bën për ‘pesë pare’ Sanchezin

Alexis Sanchez ka dështuar ta tregoj veten te Manchester United.

Sport

05/12/2018 16:10

Për dallim nga forma e tij te Arsenal, Alexis Sanchez ka dështuar ta jap më të mirën të Manchester United.

Ish-mesfushori i skuadrës londineze, Emmanuel Petit, ka thënë se ‚Djajtë e Kuq‘ duhet ta transferonin vëllaun e tij se sa kilianin.

“Ai dëshironte largimin nga Arsenal, pasi ishte në ndjekje të një pagë të madhe te Manchester United”, ka thënë fillimisht legjenda e Arsenalit, përcjell “lajmi.net”.

“Tani, ai përfiton një shumë të majme te Manchester United, por më mirë ta transferonin vëllaun e tij.

“Unë e kuptoj që lojtarët dëshirojnë një nivel më të lartë të pagës, se sa një nivel më të lartë të formës, andaj kjo po iu kushton me karrierë”, ka shtuar më tej Petit. /Lajmi.net/