Legjenda e Arsenal kritikon drejtuesit e skuadrës: Ku ishte esenca e shkarkimit të Wenger?

Arsenal së fundmi nuk po kalon në formën më të mirë, gjë që ka rezultuar me rënien nga top katërshja e tabelës në Premierligë.

Sport

04/02/2019 17:45

Pritej që ardhja e Unai Emery të sillte ndryshime të mëdha në rezultatet e skuadrës londineze. Në fillim ndodhi një gjë e tillë, por duket se Arsenal përsëri po ngec.

E për këtë çështje nuk po fajësohet më trajneri, por drejtuesit e skuadrës, të paktën nga Emmanuel Petit.

“Nëse shkarkohet Wenger dhe pastaj djaloshit që e zëvendësoi i thuhet se nuk ka para për të shpenzuar në lojtarët e rinj, do të pyesja se ku është poenta e shkarkimit të Wenger?” ka thënë legjenda e Arsenal, transmeton lajmi.net.

Gjatë këtij afati kalimtar Arsenal arriti që të siguroj shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Denis Suarez, në formë huazimi.

Ata ishin afër një marrëveshjeje edhe me Ivan Perisic, por skuadra hezitoi të bënte ofertë për blerjen permanente, gjë që nuk u pëlqye nga drejtuesit e  Inter dhe solli deri tek dështimi i marrëveshjes. /Lajmi.net/