Ledri Vula për Gazmend Sinanin: Pusho i qetë vëlla!

Mëngjesin e sotëm është dhënë lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të basketbollistit, Gazmend Sinani.

ShowBiz

23/06/2018 18:00

Basketbollisti ka humbur jetën tragjikisht në një aksident mbrëmë në Gjakovë, shkruan lajmi.net.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur gjithë opinionin, andaj gjatë gjithë ditës së sotme ka pasur shumë telegrame ngushëllimi drejtuar familjes së të ndjerit.

Reperi Ledri Vula përmes një fotografie ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ka shkruar “Pusho i qete vlla”.

Kujtojmë që varrimi i Gazmend Sinanit bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. /Lajmi.net/