Ledri Vula kujton momentin kur fansja ia hodhi reçipetat në skenë!

Hip hop superylli, Ledri Vula, shfaqi një prej paraqitjeve më të mira këtë verë në qytetin e Gjakovës.

ShowBiz

17/10/2018 19:49

Fillimisht ishte reperi, Buta ai që hapi mbrëmjen me hitet e tij që i performoi para publikut e më pas edhe Ledri Vula, shkruan lajmi.net

Kur ishte radha e Ledrit, atmosfera u ndez edhe më shumë por në skenë ndodhi një gjë e pazakontë.

Një fanse i zhveshi sutjenat dhe ja hodhi në skenë në momentin që filloi performancën, duke e ndërprerë atë në një moment. I befasuar, reperi i mori ato dhe i largoi nga skena, duke ironizuar me madhësinë e tyre.

Dhe tani, Ledri ndau një fotografi në Instagram teksa e shfaqë reperin Drake në një performancë të tij. “Ma paska gjujt me jelek Ttemin”, shkruan Vula kur në imazh duken edhe një palë reçipeta.

Megjithatë, reperi Vula mbetet njëri nga artistët më të dashur për publikun. /Lajmi.net/