Ledri Vula krushk në dasmë, “çmend” vajzat me këtë kostum

Reperi Ledri Vula është njëri ndër artistët më të pëlqyer në estradë.

ShowBiz

17/03/2018 14:46

Ledri është shumë aktiv me projekte të reja muzikore dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Krahas zërit të veçantë, reperi njihet për stilin që e bartë në çdo paraqitje publike, e shumë rrallë e shohim me kostum elegant.

Gjatë ditës së sotme, reperi ka qenë i pranishëm në një aheng familjar, ku u shfaq i veshur në kostum të zi, duke dëshmuar edhe një herë që është ndër artistët më të pashëm të skenës.

“Fshatarja ime”, titullohet kënga të cilën e solli në version të përpunuar nga Sabri Fejzullahu, Ledri e këndon në duet me Ermalin. /Lajmi.net/