Ledri Vula krenar për gjyshin e tij, Buçinca boton libër për ‘Hasan Prishtinën’

Ditën e djeshme është nxjerr në shitje një libër rreth jetën dhe veprës së patriotit Hasan Prishtina.

ShowBiz

24/05/2018 13:33

Autori është gjyshi i reperit shqiptar, Ledri Vula, i cili ishte edhe personalisht në këtë ngjarje madhore për Buçincën, shkruan lajmi.net

Në Bibliotekën Kombëtare ishin të pranishëm edhe qindra adhurues të librave për të ndjekur promovimin e librit “Hasan Prishtina.

Për këtë arritje të gjyshit të tij, Ledri ndihet krenar dhe këtë e ka shprehur përmes publikimit të disa fotografive në Instagram.

”Krenar me gjyshin tim. 46 vjet hulumtim për ndriçimin e jetës dhe veprës se patriotit HASAN PRISHTINA”, ka shkruar ai.

Buçinca është autor edhe një numri të madh të librave ndërsa ka qenë edhe menaxhues i burgut të Smrekonicës dhe Mitrovicës.

Sa i përket muzikës, nipi i tij Ledri solli bashkëpunimin e radhës “Merri, merri” dhe ky duet me Butën arriti të klikohet shumë në kanalin zyrtar në Youtube vetëm për pak ditë./Lajmi.net/

https://instagram.com/p/BjJu3jSgME6/?utm_source=ig_embed