Ledri Vula bën simbolin e shqiponjës në koncert, i jep ‘flakë’ Prizrenit

Mbrëmë të gjithë shqiptarët kanë festuar.

ShowBiz

29/11/2018 08:28

Dje (e mërkurë) është festuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarët tanë ishin të rezervuar për të performuar në qytete të ndryshme të vendit, disa prej tyre edhe jashtë trojeve shqiptare.

Këngëtari Ledri Vula me rastin e kësaj feste ka kënduar në qytetin e Prizrenit, aty ku e ka ndezur atmosferën.

Nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram Ledri ka ndarë pak nga koncerti, ndërsa shihet duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar bashkë me publikun./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqvkeVung9W/