Ledri nuk donte të bëhej këngëtar, e ka pasur një ëndërr tjetër (Video)

Ani pse Ledri Vula ka arritu shumë suksese me muzikë, ky nuk ka qenë qellimi kryesor i karrierës në jetë.

ShowBiz

23/05/2016 22:48

Reperi i cili është shumë i dashur për publikun shqiptar e ka pasur gjithmonë ëndërr të jetë basketbollist i NBA, transmeton lajmi.net.

Rreth kësaj, Ledri në emisioninNIN shprehet:

“Ëndrra ime më e madhe në jetë ishte të bëhesha basketbollist dhe të luaja në NBA. Po ja që u bëra këngëtar”

Ndryshe ai si këngëtar ka arritur shumë sukses me këngët që ka sjell për publikun shqiptar, madje pothuajse të gjitha kanë arritur të bëhen hite.

Gjithashtu Ledri ka luajtur basketball në njërën prej skuadrave në kryeqytet, mirëpo ëndrra për të qenë pjes e NBA i mbeti vetëm ëndërr.

Vula aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit ” Kings”./Lajmi.net.

YouTube player