Ledri dhe Noizy publikojnë bisedën që tregon se fansat e tyre janë fëmijë

Ka disa ditë që po e paralajmërojnë një projekt të ri muzikor.

ShowBiz

22/11/2017 11:55

Ledri Vula dhe Noizy tani në rrjetet sociale kanë hedhur një fotografi që është një bisedë mes tyre, e bërë për lansimin e kësaj kënge, shkruan lajmi.net

“Sa asht ora? Atje” pyet Noizy “10:50” përgjigjet Ledri “A ti lom shkollat pa msim?” janë ndër tjera fjalët e Noizyt.

Me këtë gjë, reperi nga Shqipëria la të kuptohet se fansat e tyre janë fëmijë që tashmë janë në shkollë dhe se po publikuan këngën në këto orë të para të ditës, do i lënë ata pa mësim, pasi do koncentrohen në këngë.

Në fakt, kjo është strategji për të zgjuar interesimin edhe më shumë për projektin muzikor i cili po prezantohet si “bombë atomike” por se çka është në realitet, do ta mësojmë pas publikimit./Lajmi.net/

screenshot_1