Ledri dhe Angela, lojë fjalësh në Twitter

‘Çifti’ shumë i përfolur i skenës sonë, megjithëse ende jo i konfirmuar si çift në publik, prapë se prapë duket se po kalojnë shumë mirë në shoqëri të njëri-tjetrit. Se janë shumë të afërt këtë tanimë e kemi vërejtur tash e sa kohë, me postime të ndryshme nëpër rrjete sociale dhe nëpër shumë evente të…

ShowBiz

04/03/2014 11:00

‘Çifti’ shumë i përfolur i skenës sonë, megjithëse ende jo i konfirmuar si çift në publik, prapë se prapë duket se po kalojnë shumë mirë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Se janë shumë të afërt këtë tanimë e kemi vërejtur tash e sa kohë, me postime të ndryshme nëpër rrjete sociale dhe nëpër shumë evente të parë së bashku, si dhe disa deklaratave nëpër intervista për revista dhe televizione të ndryshme.

Tani edhe në Twitter, natën vonë, janë shkëmbyer me disa mesazhe, ku Ledri gjithashtu ka shprehur se ajo është ‘tipi i tij’ dhe se ka diçka që e bën ta pëlqejë shumë.

Romanca mes këtyre të dyve po duket e bukur, të shpresojmë që do të vazhdojnë kështu.