Ledina Çelo kujton kohën kur pozonte para aparatit të Fadil Berishës

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo është shumë e pëlqyer për zërin e saj, ndonëse viteve të fundit është më pak aktive në muzikë.

ShowBiz

13/09/2018 15:58

Megjithatë, rrjeteve më të frekuentuara sociale nuk i mungon pothuajse asnjëherë, e cila publikon imazhe të shumta, shkruan lajmi net.

Në një të fundit Ledina rikthehet prapa në kohë në vitin 2005 e cila pozon para aparatit të fotografit të famshëm, Fadil Berisha.

Me një stil unik të flokëve dhe me këtë shikim të zjarrtë, Çelo ka rrëmbyer vëmendjen e mbi 80 mijë ndjekësve që ka në Instagram.

Vlen të ceket se ajo është e martuar, një nënë shumë e përkushtuar në rritjen e fëmijëve të saj, Merlisit dhe Perianës.

Çelo ka paralajmëruar se së shpejti mendon të rikthehet me këngë të re por që deri më tani nuk ka sjell asgjë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnqxYWWnGpF/?hl=en?&taken-by=ledinacelo