Ledina Çelo i ‘vardiset’ burrit të aktores së njohur

Victoria Beckham është nënë e katër fëmijëve por gëzon linja perfekte trupore.

ShowBiz

28/05/2018 16:49

Kjo u ka rënë në sy shumë vajzave e sidomos grave të martuara të cilat ëndërrojnë të duken të tilla edhe pas lindjes, shkruan lajmi.net

Edhe këngëtarja shqiptare Ledina Çelo duket seksi edhe pas lindjes, madje i ka zbuluar një ‘sekret’ Victorias të cilës duket se ia simpatizon burrin.

Sipas Ledinës ajo ka arritur të ketë linja të lakmueshme trupore pasi duke parë që shumë gra po ia ngacmojnë burrin asaj i humbet oreksi.

‘’Zonja Victoria si arrini të jeni kaq në formë pas 4 fëmijëve?!… Zgjohem në mëngjes, shoh kë kam burrë, lexoj sa miliona gra duan të ma marrin dhe më ikën oreksi’’, ka shkruar ajo përkrah fotos në të cilën shihet Victoria./Lajmi.net/