Lech Walesa, zbulimi i dokumentave e kthen nga hero në spiun (Foto)

Ish presidenti i Polonisë Lech Walesa ka shërbyer si informator i regjimit komunist për gjashtë vjet. Ka qenë instituti kombëtar i kujtesës që ka zbuluar një fakt të tillë bazuar në dosjen e tij, në të cilën janë zbardhur komunikimet e tij gjashtë vjeçare me një agjent të kohës me pseudonimin Bolek.

Bota

19/02/2016 08:54

 

Lideri historik i lëvizjes Solidariteti që rrëzoi komunizmin në Poloni ka mohuar sistematikisht akuzat.

Ish presidenti i Polonisë, njëkohësisht lider historik i lëvizjes që rrëzoi sistemin komunist Solidarnoch ose Solidariteti, Lech Walesa ka qenë informator s shërbimeve sekrete të regjimit nga viti 1970 deri në 1976.

Të paktën kështu rezulton në bazë të disa dokumenteve të zbuluara nga instituti kombëtar i kujtesës.

aa

Vetë Walesa në të shkuarën ka deklaruar se kishte pranuar të kryente informatorin në mënyrë formale, por që asnjëherë nuk ka qenë aktiv apo të ketë kryer në mënyrë efektive këtë detyrë.

Në vitin 2000 një gjykatë hodhi poshtë akuzat për spiunazh ndaj Walesës, me argumentin se shërbimi sekret komunist kishte falsifikuar dokumentet në dosjen e tij me qëllim që lideri i solidaritetit të mos merrte çmimin Nobel në vitin 1983.

Por që nga ajo k ohë, akuzat janë shfaqur në qarqe të afërta me ndihmësit e tij, si vëllezërit binjakë Kazinski. Jaroslav Kazinski, aktualisht udhëheqës i partisë në pushtet ligj dhe drejtësi, i cili ka nën kontroll të plotë median publike, gjykatat dhe shërbimet e inteligjencës, ka qenë një nga kritikët e ashpër të Valesës që pas ndarjes së tyre në vitet nëntëdhjetë.

Kreu i institutit kombëtar të kujtesës, Lukasz Kaminski deklaroi për gazetarët se dokumentet dëshmojnë gjashtë vitet e bashkëpunimit të Walesës me një agjent me pseudonimin Bolek.

Walesa, i vlerësuar me nobel të paqes dhe udhëheqës i lëvizjes Solidariteti që përmbysi komunizmin polak në vitin 1989 ka mohuar sistematikisht akuzat se ai i ka shërbyer sistemit. Hapja e dosjeve të sistemit ka detyruar shumë politikanë të largohen nga skena, kurse të tjerë kanë arritur të vërtetojnë pafajësinë e tyre.