LeBron shpërthen me 61 pikë

LeBron James shpërtheu duke realizuar 61 pikë në fitoren e Miami Heat ndaj Charlotte Bobcats,  me rezultat 124-107. James shënoi kuotën më të lartë të pikëve në një ndeshje, në karrierën e tij. “Njeriu lart më ka dhuruar aftësi të jashtëzakonshme të luaj lojën e basketbollit. Mundohem të shfrytëzoj gjithçka që më ofrohet”, deklaroi James.…

Sport

04/03/2014 07:59

LeBron James shpërtheu duke realizuar 61 pikë në fitoren e Miami Heat ndaj Charlotte Bobcats,  me rezultat 124-107.

James shënoi kuotën më të lartë të pikëve në një ndeshje, në karrierën e tij.

“Njeriu lart më ka dhuruar aftësi të jashtëzakonshme të luaj lojën e basketbollit. Mundohem të shfrytëzoj gjithçka që më ofrohet”, deklaroi James.

Katër herë MVP i sezonit në NBA, shënoi 22 nga 33 tentimet nga loja, 8 nga 10 tentime për tri pikë dhe 9 prej 12 gjuajtjeve të lira. Ai shtoi shtatë kërcime dhe pesë asistime brenda 41 minutash lojë.

James u bë basketbollisti i dytë këtë sezon që shënoi së paku 60 pikë, duke iu bashkuar yllit të New York Knicks, Carmelo Anthony që shënoi 62 pikë kundër Bobcats në janar.

Por, James vendosi rekord për skuadrën e Miamit pasi tejkaloi 56 pikët e realizuara nga Glen Rice kundër Orlando Magic më 15 prill, 1995.