LeBron kontribuon me 28 pikë në fitoren e Lakers

LA Laker ka shënuar fitore në përballjen me Portland Trail Blazers, me rezultatin 110:114.

Sport

04/11/2018 09:39

“Mbreti” James ishte më i miri në anën e skuadrës nga Los Angeles, shkruan lajmi.net.

LeBron kontribuoi me 28 pikë dhe shtoi 7 asistime për skuadrën e tij, në fazën ofanzive.

Gjithashtu James shtoi edhe pesë kërcime dhe dy topa të vjedhur, sa  i përket fazës defanzive.

Ishte një seri prej 16:0 në çerekun e tretë të takimit që bëri të mundur fitoren për LA Lakers.

Për Portland, më të dalluarit ishin Damian Lillard dhe C.J. McCollum me nga 30 pikë secili. /Lajmi.net/