LeBron ka marrë një vendim të madh për të ardhmen, ja për çfarë bëhet fjalë

Një nga lojtarët më të mirë që njeh historia e basketbollit, LeBron James, ka marrë një vendim të madh për të ardhmen e tij.

Sport

14/02/2019 22:33

Ylli i Los Angeles Lakers ka zbuluar planet e tij pasi ai të pensionohet nga loja e basketbollit. Sigurisht se as ajo periudhë nuk do të jetë larg parketit të NBA.

James ka bërë të ditur se ai planifikon të zotëroj ndonjë skuadër që paraqitet në ligën më të fortë në botën e basketbollit.

“Nuk ka ‘ndoshta’ rreth kësaj çështje. Do ta bëjë atë gjë” ka thënë James kur është pyetur se a do të zotëroj ndonjë skuadër të NBA, transmeton lajmi.net.

Këtë vendim të lojtarit e ka komentuar edhe legjenda Magic Johnson.

“Duhet një situatë speciale dhe një lojtar special që të bëhet zotërues… LeBron ka të gjitha këto” ka thënë Johnson për vendimin e LeBron.

LeBron James aktualisht është duket luftuar për një vend në ‘Play Off’ me LA Lakers, dhe sipas formës së tij duket se ai është larg pensionimit. /Lajmi.net/