LeBron James, sportisti më i paguar në botë

LeBron Xhejms është sportisti më i paguar në botë.

Sport

09/09/2018 13:07

Ai do të përfitojë 38.3 milionë dollarë për sezon.

E përkthyer kjo në 467 mijë në ndeshje, 9700 dollarë në minutë ose 162 për sekondë.

Shifra të frikshme por duke parë potencialin e tij kjo duket se është mëse normale.

Në 4 vitet e ardhshme, Xhejms do të përfitojë rreth 153 milionë dollarë nga kontrata e tij e re me Los Anxhelos Leikërs.

Kalimi i tij nga Klivelend Kavaliers te leikërsat është një lajm që ka mbushur faqet e para të gazetave në SHBA.