LeBron James shkruan historinë me Lakers

33 vjeçar dhe LeBron James nuk ka të ndalur në ligën më të fortë të basketbollit, NBA.

Sport

09/12/2018 14:27

“Mbreti” tashmë po paraqitet nën ngjyrat e LA Lakers, ku e ka filluar për mrekulli sezonin e ri 2018/19.

Madje, James ka shkruar historinë në skuadrën e Lakers, duke u bërë lojtari me startin më të mirë në skuadër.

Ai ka kaluar legjendat si Kareem Abdul Jabbar dhe Shaquille O’Neal, për tu bërë lojtari që ka shënuar më së shumti pikë në 25 ndeshjet e para me skuadrën, shkruan “thesportsrush”, transmeton lajmi.net.

Në total, “Mbreti James” ka realizuar plotë 717 pikë në 25 ndeshjet e para, duke lënë prapa Abdul Jabbarin i cili ka 714 (sezoni 1975/76) dhe Shaquille O’Neal me 642 (1996/97).

James ka qenë impresionues këtë sezon me Lakers. Ai udhëheq skuadrën në 10 kategori të ndryshme ( duke përjashtuar vetëm bllokadat).

Lakers momentalisht nën lidershipin e LeBron pozicionohen në vendin e 15 në NBA sa i përket aspektit ofenziv kurse në fazën defensive ata renditen të tetit. /Lajmi.net/