LeBron James rikthehet në Cleveland

LeBron James ka bërë të ditur se do të rikthehet në Cleveland Cavaliers pas konfirmimit të largimit nga Miami Heat.

Sport

11/07/2014 19:49

LeBron James do të rikthehet në Cleveland Cavaliers.

Si basketbollist i lirë pas largimit nga Miami Heat, James konfirmoi se do të rikthehet në skuadrën nga e cila u largua katër vjet më parë.

“Kur jam larguar nga Cleveland, isha në një mision”, deklaroi James për “SI”.

“Isha në kërkim të titullit të kampionit dhe ne i fituam dy. Por, Miami i dinte ndjenjat e mija. Qyteti ynë nuk e ka përjetuar një ndjenjë të tillë për një kohë të gjatë, shumë, shumë të gjatë. Andaj, synimi im është të fitoj sa më tepër tituj që është e mundur, pa dyshim. Por, ajo që është më e rëndësishme për mua është rikthimi i titullit në Northeast Ohio”, u shpreh ai.