LeBron James me një koment interesant për Dirk Nowitzki

Lojtari më i mirë i NBA, ka komentuar basketbollistin gjerman Dirk Nowitzki.

Sport

04/09/2018 22:08

LeBron dhe Nowitzki u takuan në finale të 2011, ku Dallas asokohe e mposhti Miamin e James.

Kjo duket se nuk e ka ulur aspak dozën e respektit që “mbreti” ka për basketbollistin e Dallas Mavericks.

LeBron ka thënë se Nowitzki është njëri nga lojtarë e tij të preferuar nga NBA.

“Ai është i mrekullueshëm. Njëri nga lojtarët e mi të preferuar që ka luajtur këtë lojë. Aftësia e tij për të shutuar. Sakrifica e tij. Ai është një lojtar që vazhdon të përmirësohet. Edhe pse ka humbur shpejtësinë e dikurshme, ai ka përmirësuar aspektet tjera të lojës” ishin fjalët e anëtarit të Lakers.

Noëitzki ishte shpallur MVP, në vitin 2007, si anëtar i Mavericks, klub të cilin nuk e braktisi kurrë./Lajmi.net/