LeBron James ka regjistruar fitoren e parë me Lakers, këto janë statistikat e tij

LA Lakers ka arritur që ta mposhtë skuadrën e Sacramento Kings me rezultatin 128:123.

Sport

05/10/2018 23:30

Për LeBron James kjo është fitorja  e parë me fanellën e LA Lakers.

“Mbreti” pati një performancë mjaft të mirë individuale. Shifrat e tij ishin të kënaqshme duke pasur parasysh se ndeshja është e fazës parasezonale dhe interesimi nuk është aq i madh.

LeBron regjistroi në total 18 pikë, për të shtuar edhe 4 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Duhet theksuar se “Mbreti” luajti vetëm 20 minuta në këtë takim. /Lajmi.net/

Video e performancës së LeBron: