LeBron James ka disa komente për Zion Williamson

Zion Williamson duket se ka kapur vëmendjen e LeBron James.

Sport

15/02/2019 16:16

Pasi udhëtoi drejt Charlottesville, Virginia, ku shikoi një ndeshje të Williamson, James nuk kishte asgjë përveç lëvdatave për të riun.

“Çfarë më tërhoqi mua? Shkathtësia e tij dhe shpejtësia e tij” ka thënë James për ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

“Për gjatësinë e tij, dhe forcën që ai ka, është impresionuese se si ai lëvizë. Të gjithë mund ta shohin atleticizmin e tij” ka thënë tutje LeBron.

“Por, shpejtësia e lëvizjeve, me madhësinë e tij është impresive” ka thënë ndër të tjerash ‘mbreti’.

Përkundër lëvdatave, James bëri të qartë se nuk po synonte të rekrutonte ndonjë nga Duke tek Lakers. /Lajmi.net/