LeBron James debuton me Lakers, këto janë statistikat e tij

LeBron James ka debutuar me skuadrën e LA Lakers, në ndeshjen para sezonale ndaj Denver Nuggets.

Sport

01/10/2018 18:59

“Mbreti” regjistroi nëntë pikë, tre asistime dhe tre kërcime në 15 minutat e para të takimit.

Lakers pësuan humbje me rezultat 124-107 ndaj Denver, për të mos qenë ky starti më i mirë për LeBron me skuadrën e re.

Kujtojmë se James kaloi në Los Angeles për një marrëveshje që përfshiu 116 milionë euro. /Lajmi.net/