LeBron dhe Curry formojnë skuadrat për “All Star Game”

Pak ditë pasi janë përcaktuar dy basketbollistët më të votuar të secilës Konferencë në NBA sot janë përcaktuar edhe formacionet bazë të skuadrave në mbrëmjen e “All Star Game 2018”, që zhvillohet më 18 shkurt nqë Los Anxhelos.

Sport

26/01/2018 18:53

“Team LeBron” dhe “Team Curry” janë emrat e dy skuadrave, që i përkasin basketbollistëve LeBron James dhe Stephen Curry, më të votuarit dhe që kanë bërë sot përzgjedhjen e lojtarëve që do të jenë në krah në fillimin e ndeshjes.

Këtë vit, për herë të parë nuk do të ketë më një përballje mes dy Konferencave, Lindje vs Perëndim, por mes ekipeve të dy basketbollistëve më të votuar, transmeton telesport.al.

TEAM JAMES: Në krah të LeBron James në formacionin bazë do të jenë Kevin Durant, Anthony Davis, DeMarcus Cousins dhe Kyrie Irving.

Rezerva: LaMarcus Aldridge, Bradley Beal, Kevin Love, Victor Oladipo, Kristaps Porzingis, John Wall, Russell Westbrook.

TEAM CURRY: Në krah të Stephen Curry në formacionin bazë do të jenë James Harden, DeMar Derozan, Giannis Antetokounmpo dhe Joel Embid.

Rezerva: Jimmy Butler, Draymond Green, Al Horford, Damian Lillard, Kyle Lowry, Klay Thompson, Karl-Anthony Towns.