Learta po pret binjakë! (Foto)

Reja e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli, Learta Jakupi ka zbuluar se po pret binjakë.

ShowBiz

17/07/2017 08:26

Në Instagram, ajo ka publikuar edhe një foto nga seti i realizuar pak kohë para lindjes, shkruan lajmi.net.

Sipër fotos, ajo ka lënë një shenjë që në horoskop paraqet shenjën e binjakëve, e cila nënkupton se ajo po pret gëzim të dyfisht.

Deri vonë, Learta ishte munduar ta mbajë të fshehtë lajmin se po bëhet nënë, ndërsa tani ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë. /Lajmi.net/