‘Lea’ thotë Alban Skenderaj në këngën e re

Kantautori shqiptar, Alban Skenderaj është ndër artistët më të angazhuar të skenës muzikore.

ShowBiz

12/09/2018 22:24

Ai nuk ndalet së punuari në projekte të reja dhe çdo këngë e tij shndërrohet në hit, shkruan lajmi net.

Skënderaj sërish ka paralajmëruar këngën e re edhe pse ka sjell projekte dhe bashkëpunime të shumta këtë verë.

Megjithatë, ‘Lea’, mban titullin projekti i ri i Albanit që pritet të publikohet së shpejti e që bën të ditur se xhirimet kanë nisur. “Së shpejti, me kengen time te preferuar per kete vit #Lea”, shkruan ai.

“Deja Vu”, “Drejt suksesit”, janë dy projektet e fundit të suksesshme të Skenderajt që u pritën tejet mirë nga publiku.

Dhe tani, presim se çfarë do na sjell…/Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnowxdsnJds/?hl=en?&taken-by=albanskenderaj