Le të vdesin në burg

E dashura e ushtarit Lee Rigby, i cili u vra brutalisht me sëpatë në mes të Londrës, nga dy fanatikë islamistë, thotë se dëshiron që agresorët e të dashurit të saj të vdesin në burg. Kjo, sipas saj, do të quhej drejtësi.

Bota

27/02/2014 22:05

Pasi që Michael Adebolajo dhe Micheal Adebowale janë burgosur për vrasjen brutale të Lee Rigby, gruaja e të ndjerit, Aimee West ka thënë se dëshiron që të dy vrasësit e burrit të saj të mos dalin asnjëherë nga burgu.

Lee Rigby ishte një ushtar i cili shërbente në Afganistan, por dy fanatikët islamikë e kishin vrarë atë me sopatë në rrugët e Londrës Juglindore.

Michael Adebolajo është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Michael Adebowale është dënuar me 45 vjet burgim.

“Ata dëshironin që të vdisnin. Dëshironin të bëheshin martirë. Ata thanë se me vrasjen e burrit tim dëshironin që të hakmerreshin për njerëzit e tyre që ishin vrarë”, ka thënë Aimee West.

“Ata do të qëndrojnë në burg gjithë pjesën e mbetur të jetës së tyre. Ata nuk meritojnë asgjë më shumë”.

“Nëse e vret dikë për dëmshpërblim, që ishte gjëja që ata donin, kjo nuk është drejtësi për Lee”.

Disa momente pas vrasjes, Adebolajo (29) i cili ishte i mbuluar me gjak, u kthye nga dëshmitarët, duke thënë se vrasja e Lee ishte një “akt i luftës”.

Aimee, e cila ka lënë punën e saj në Policinë Ushtarake Mbretërore, tashmë mendon që të ketë një karrierë tjetër. Thotë se nuk është duke mbajtur zi për Lee, por është duke mbajtur zi për jetën që mund të kishin ata të dy.

“Unë nuk jam duke vajtuar e mbajtur zi për Lee. Jam duke mbajtur zi për jetën që ne kishim dhe që do të mund të kishim nëse Lee do të ishte akoma gjallë”.

“Martesa, udhëtimet – jeta jonë ishte e mbushur me plane”.

Aimee thotë të ketë parë të gjitha videot e publikuara për vrasjen e Lee.

“E dija që ishte Lee menjëherë sepse e njoha bluzën e tij. Ajo ditë është mjegulluar në një ndjenjë horrori”.

“Unë akoma zgjohen dhe mendoj se Lee është i gjallë dhe pastaj më duhet që t’ia rikujtoj vetës të vërtetën. Kjo është gjëja më e keqe”.

Ajo nuk kërkon asgjë më shumë e as më pak sesa dy vrasësit e Lee të vdesin në burg.

 

(The Sun)