Lë shtatzënë të dashurën, 9 muaj më pas burri i martuar merr një letër të çuditshme

Një burrë i martuar italian kishte një të dashur prej shumë vitesh, e një ditë ajo i thotë se ka mbetur shtatzënë.

Fun

03/06/2016 02:13

Sipas “Brightside”, burri nuk donte që të prishte reputacionin dhe martesën e tij, i kërkoi asaj që të largohej nga Italia dhe të lindte në fshehtësi. Gjithashtu, ai i tha se në shkëmbim do të kishte një shume të mirë parash.

Burri i martuar i premtoi se do i dërgonte asaj herë pas here shuma parash deri kur fëmija të mbushte 18 vjeç.

Ajo ra dakord dhe i tha se në çfarë mënyre dëshironte që ta informonte kur të lindte fëmija. “Kur të kthehesh në Itali më dërgo një kartolinë dhe në të shkruaj vetëm fjalën “spageti””, i kishte thënë ai.

Kaluan 9 muaj dhe në një mbrëmje, burrin e thërret bashkëshortja e tij. Ajo i thotë se u ka mbërritur një kartolinë e çuditshme.

Menjëherë burri merr letrën e pasi lexon ato pak rreshta, fillimisht zverdhet e më pas i bie të fikët.

Në letër shkruhej “spageti, spageti, spageti, spageti, spageti. Tre me topa mishi dhe dy pa to. Të lutem dërgo më tepër salcë.”/shekulli