Lë punën si gardiane burgu, 35-vjeçarja i habit të gjithë me “profesionin” e ri

Para 7 vitesh ajo ishte gardiane në disa burgje të sigurisë së lartë, por pagesa në këtë punë nuk e joshi më kur zbuloi sesi mund të fitonte brenda një natë paratë që fitonte për dy javë.

Fun

29/10/2017 17:52

Australiania Isabelle Deltore falë pamjes së saj u pranua të bëhej pjesë e një klubi striptistesh, ku performoi që natën e parë. Pasi i ndjeu “lezet” e këtyre parave, ajo dërgoi një email në punën e saj të parë ku u tha se do të largohej.
Por duket se ky ndryshim i solli 35-vjeçares edhe dy çmime të para të fituara nga një spektakël bukurie, por jo nga ato që jemi mësuar të shohim zakonisht, por një konkurs për të zbuluar femrën më të bukur të zhveshur.

Në një intervistë për Daily Mail, ajo u shpreh:

Në burg isha e detyruar të duroja çdo vështrim, fjalë dhe gjeste nga të dënuarit, dhe paga në fund të muajit nuk ishte shumë motivuese. Puna e re më ka dhënë një tjetër identitet të ri dhe më ka bërë më të fortë si grua, të kem më shumë besim dhe të kuptoj sesi trajtohen njerëzit më mirë. Dhe në fund, një ditë pune këtu është sa dy javë pune në burg”. /Lajmi.net/