Le Pen: Nëse bëhem presidente e Francës, do ta tërheq njohjen e Kosovës

Kandidatja presidenciale Marine Le Pen ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës do ta iniciojë anulimin e njohjes së Kosovës.

Bota

19/03/2017 23:50

Djathtistja ekstreme, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe Srpski Telegraf ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Sipas sondazhit të fundit, të porositur nga gazeta e famshme Le Figaro, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, derisa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti Jean-Luc Mélenchon, kanë nga 12%.