Le Pen: Ne ofrojmë alternativën e madhe, Franca është në rrezik

Kandidatja ekstreme për presidente e cila ka siguruar raundin e dytë, Marine Le Pen ka folur para adhuruesve të saj.

Bota

23/04/2017 21:22

Ajo ka thënë se partia e saj ofron alternativën e madhe për Francën, pasi sipas saj shteti është në rrezik, transmeton lajmi.net

“Ne ofrojmë alternativën e madhe në garën presidenciale. Mbijetesa e Francës është në rrezik”, është shprehur Le Pen.

Ajo ka akuzuar presidentin aktual Francois Hollande, për pesë vitet e udhëheqjes që ajo i ka cilësuar ‘katastrofale’.

Le Pen në balotazh do ta ketë përballë favoritin për t’i fituar zgjedhjet, Emmanuel Macron. /Lajmi.net/