Le Pen: Ibra mund të largohet nga Franca

Udhëheqësja e frontit Kombëtar, Marine Le Pen i ka thënë Ibrahimovicit që të largohet nga Franca, pas komenteve skandaloze që ka bërë gjatë ditës së djeshme.

Sport

16/03/2015 17:03

Ibra dje ka thënë se Franca është një shtet muti dhe se nuk e meriton PSG-n.

Menjëherë pas kësaj deklarata, ka ardhur dhe reagimi i Le Pen i cili ka thënë se Ibra duhet të largohet nga ky shtet.

“Ata që e konsiderojnë Francën si një shtet të mutit, atëherë mund të largohen. Është një gjë shumë e thjeshtë”,tha Le Pen.

Sidoqoftë, menjëherë, Ibra ka kërkuar falje duke thënë kërkon falje për personat të cilët janë ofenduar nga këto komente.