Le Pen: Beteja kundër burkinit ende nuk ka përfunduar

Udhëheqësja i Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, tha se pezullimi i ndalimit të ‘burkinit’ nga Gjykata e Lartë francezë është për tu habitur.

Bota

26/08/2016 18:00

Ajo shtoi se beteja nuk ka mbaruar ende, transmeton lajmi.net.

Marine Le Pen ka thënë se deputetët duhet “sa më shpejt”, të votojnë zgjatjen e ligjit 2004 që ndalon mbulesat në kokë dhe simbole të tjera të dukshme fetare në shkolla në të gjitha hapësirat publike, raporton AP.

“Burkini padyshim do të jetë një pjesë e saj”, shkruan Le Pen, e cila do të jetë një kandidate në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017. /Lajmi.net/