Le News: Zogu që shqiptarët i kanë dhënë emrin më të mirë nga e gjithë bota

Zogu i preferuar amerikan, e i cili hahet nga një pjesë e madhe e botës, sidomos gjatë festave të fundvitit, në gjuhën angleze quhet ‘Turkey’, ngjashëm siç e qujnë edhe shtetin e Turqisë. E "Le News" që shkruan për emrin e këtij zogu, thotë se atë më së miri e kanë emërtuar shqiptarët, "Gjel deti", transmeton lajmi.net.

Fun

25/12/2015 11:11

Ky zog, sipas “Le News”, duhet të ketë një emër origjinal amerikan në vend se ta ketë emrin e një shteti 8,000 km larg, duke iu referuar këtu distancës nga Amerika në Turqi.

Në Meksikë, ‘Turkey’ apo gjeli deti quhet Guajolote, e cila do të thotë ‘përbindësh i madh’.

Mirëpo, në Turqi fatkeqësisht ai quhet ‘hindi’, që në gjuhen e vjetër turke i bie Indi.

E njëjta gjë është gjithandej, indianët e quajnë Peru ndërsa Mayasaniët e quajnë atë zogu gjerman.

Njëjtë edhe rusët, hebrenjtë, polakët dhe ukrainasit i kanë jap emër i cili do të përkthehej si ‘pulë indiane’ ose diçka e ngjashme.

Gjermanët e quajnë atë ‘kaloken’, e cila rrjedh nga porti indian i quajtur Calicut.

Le News vlerëson se shqiptarët e quajnë atë më së miri, transmeton lajmi.net.

Ata thonë se shqiptarët e quajnë ‘gjel deti’, dhe e cilësojnë si emër të duhur për një zog që fluturon gjithandej. /lajmi.net