LDK voton vetëm propozimin e tyre për demarkacionin, pa raportin e Bulliqit

Lidhja Demokratike e Kosovës insiston që propozimi i tyre, të votohet, ndonjë variant tjetër jo.

Lajme

22/02/2018 20:55

E propozimi është  që të hiqet raporti i Bullitit nga marrëveshja për demarkacionin, raporton lajmi.net.

LDK thotë se është unike në këtë pik dhe nuk ka ndryshuar qëndrim dhe po ashtu është në përputhje me vullnetin e popullit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në takimet me partitë e koalicionit qeverisës, ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. LDK-ja u bën thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga LDK-ja dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse. LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, thuhet në një komunikatë të LDK-së./Lajmi.net.