LDK tregon se ku do të votoj nesër Arban Abrashi

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, nesër do të jap voton e tij si qytetar i Prishtinës.

Lajme

18/11/2017 23:57

LDK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ku do të votoj Abrashi.

“Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Arban Abrashi voton në orën 13:00, në SHF “Hasan Prishtina” në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e LDK.

Nesër pritet të jenë të hapura gjithsej 1 777 vendvotime, në 614 qendra të votimit, ndërsa të drejtë vote në këtë garë kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues.