LDK tregon pse e bojkoti Kuvendin

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila sot ka braktisur seancën e Kuvendit, ka akuzuar kryesuesin e seancës se ka nisur punimet e Kuvendit në mënyrë arbitrare.

Lajme

13/07/2018 11:51

Në një sqarim deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë është bërë mashtrim me prezencën e deputetëve në sallë, duke ofenduar opozitën.

“Kjo qeveri e pakicës edhe sot u dëshmua se e ka bërë Kuvendin jo funksional duke e humbë edhe legjitimitetin e të ashtuquajturës mazhorancë. Qëndrimi jonë është konform përgjegjësive tona institucionale. Nuk do të lejojmë që kjo qeveri e degradimit të vazhdojë me këtë avaz të njëjtë dhe vendin ta kthejë mbrapa aty ku dëshirojnë zaptuesit e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”, ka sqaruar Zemaj./Lajmi.net/