LDK, Thaçit: Rriti rrogat 43 për qind

Sipas Drejtuesit të Këshillit të Ekspertëve për Ekonomi të LDK’së, Avdullah Hoti, për të qenë reale rritja e pagave prej 43 për qind, Qeveria e Kosovës duhet t’i rrisë ato në masën prej 43 përqind. LDK ka përmendur argumentet e veta për këtë kërkesë.

Lajme

04/03/2014 14:19

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka porositur Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, që vendimi I tij për rritjen e pagave nga muaji prill të jetë në nivel më të lartë se që është paralajmëruar.

Sipas Drejtuesit të Këshillit të Ekspertëve për Ekonomi të LDK’së, Avdullah Hoti, për të qenë reale rritja e pagave prej 43 për qind, Qeveria e Kosovës duhet t’i rrisë ato në masën prej 43 përqind.

Për këtë, LDK ka argumentet e veta.

“Inflacioni gjatë mandatit të kësaj qeveria nga vitit 2011 e këndej ka qenë në kumulativ 13%. Kjo nënkupton se për 13% ka rënë fuqia blerëse e pagave”.

“Qartësojmë se buxheti për paga për 2014 është vetëm 11% më i lartë se më 2013, apo për 48 mil euro”.

Sipas Hotit, në raportin e dërguar nga Qeveria e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Ministri i Financave dhe Guvernatori i Bankës Qendrore, theksohet se buxheti i rritur për paga përfshin 13 milionë euro për punësime të reja prej 1,399 personave në komunat në veri dhe në universitetet e reja publike, dhe pjesa e mbetur prej 35 milionë euro për rritje të pagave, përfshirë reformën në administratën publike.

“Nëse shuma prej 35 mil euro, ndahet për 82,000 shërbyes civilë për 12 muaj, atëherë rritja e pagave del të jetë 36 euro në muaj”.

“Nëse marrim pagën mesatare në sektorin publik prej 360 euro, atëherë kjo rritje është vetëm 10%”, ka thënë Avdullah Hoti.

Sipas tij, kjo rritje nuk i kompenson punëtorët as për zhvlerësimin e pagës nga rritja e çmimeve.

Sido që të jetë, LDK përsëri i qëndron mendimit se “rritja e pagave nuk duhet të bëhet vetëm në kohë zgjedhjesh”.

“Rritja duhet të jetë e rregullt, në baza vjetore, në përputhje me rritjen e çmimeve dhe me rritjen e buxhetit të shtetit”.

“Në Qeverinë e ardhshme të LDK’së pagat do të rriten për të siguruar standardin e jetës së qytetarëve dhe familjeve të tyre”, tha Avdullah Hoti.