LDK, qeveria ka krijuar monopol me arkat fiskale

Grupi i ekspertëve për ekonomi i LDK-së ka akuzuar qeverinë se ka krijuar monopol në furnizimin e arkave fiskale. LDK vlerëson se ky monopol do të hiqet në javët e para të ardhjes së saj në pushtet.

Lajme

01/04/2014 11:41

Grupi i ekspertëve për ekonomi i LDK-së, ka akuzuar Qeverinë Thaçi,për krijimin me furnizim me arka fiskale. Sipas tyre edhe çmimi i arkave në krahasim me vendet e rajonit në Kosovë, është shumë i lartë.

Grupi i ekspertëve të LDK-së, për mes një komunikate për media , ka thënë se ky monopol do të hiqet në javët e para të ardhjes në qeveri të LDK-së.

“Furnizimin e kanë bërë dy kompani, që më vonë formuan monopol duke themeluar një kompani të vetme”.

“Ky monopol u konfirmua nga Komisioni i Konkurrencës, që është organ i pavarur i Kuvendit të Kosovës, i cili i dënoi këto kompani”.

Në Maqedoni, çmimi mesatar i arkave fiskale sillet rreth 300 euro, në Shqipëri është 416 euro, ndërkaq në Kosovë ky çmim është Monopoli në furnizim me arka fiskale ka qenë i qëllimshëm, për përfitime të caktuara.

“Ky monopol do të hiqet në javët e para të ardhjes në qeveri të LDK-së”.

“Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do të përgatisë një udhëzim të ri administrativ, i cili do të përcaktojë standardet për arka fiskale, varësisht prej llojit të biznesit”.

“ Bizneset do të kenë të drejtë të furnizohen me arka fiskale ku të gjejnë më lirë, në vend ose jashtë. Me rastin e instalimit të arkës fiskale në biznes (dyqan, pompë benzine, punëtori etj.), do të jetë prezent një zyrtar i certifikuar tatimor që do të licencoi arkën fiskale duke u siguruar se janë përmbushur standardet e parapara”, thuhet në komunikatën nga Grupi i ekspertëve për ekonomi i LDK-së.