LDK pritet të votojë ndryshimet e statutit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka filluar mbledhjen plenare, ku pritet të aprovohet orientimi programor i partisë, ndryshimet dhe plotësimet e statutit, raporti i punës dhe atij financiarë, ndërmjet Kuvendit të shtatë dhe të tetë të LDK-së, si dhe aprovimi i strategjisë së komunikimit të LDK-së.

Lajme

28/05/2016 14:45

Kjo mbledhje po mbahet pas tri sesioneve, ku u diskutuan sfidat aktuale të LDK-së, organizimi, veprimi dhe çështjet statutare por edhe zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe politika integruese e Kosovës.

Po ashtu, po diskutohet edhe strategjia e komunikimit të LDK-së. Të gjitha këto po bëhen pa praninë e mediave.

Ndërsa, Donika Gervalla po qëndron në lokalin pranë vendit ku po mbahet Kuvendi i punës.