LDK: Presion ndaj votuesve

Vjosa Osmani, nga Shtabi Qendror Zgjedhor i LDK’së, deklaroi në një konferencë shtypi se numri më i madh i parregullsive janë evidentuar në Prizren, Mitrovicë, Deçan, Malishevë, Drenas e Lipjan.

Lajme

03/11/2013 17:42

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se ka evidentuar një sërë parregullësish, të cilat në disa raste kanë përfshirë edhe persona zyrtarë.

Vjosa Osmani, nga Shtabi Qendror Zgjedhor i LDK’së, deklaroi në një konferencë shtypi se numri më i madh i parregullsive janë evidentuar në Prizren, Mitrovicë, Deçan, Malishevë, Drenas e Lipjan.

“Parregullsitë kryesisht kanë të bëjnë me presionin ndaj votuesve, blerjen e votave, shkyqje nga rryma, tentime për të nxjerrë fletvotimin jashtë vendvotimit”.

“Fatkeqësisht, kishte edhe raste kur policia e Kosovës nuk ka reaguar, përkundër faktit që këto shkelje janë lajmëruar nga përfaqësuesit tanë (si në Deçan, Mitrovicë).

“Po ashtu, sapo u informuam që njesitë speciale të policisë që e përcjellin materialin zgjedhor gjenden në zyre të PDK’së në Malisheve dhe nuk dihet arsye pse ata gjinden aty.  Ky është paraqitur si shqetesim edhe i vëzhguesve të BE’së, me të cilët Lidhja Demokratike e Kosovës është në kontakt dhe bashkëpunim të vazhdueshëm”.

LDK uron që procesi të jetë i rregullt, në veçanti në këto dy orët e fundit të votimit.