LDK nuk e voton marrëveshjen IPA 2017, PDK e akuzon për ndryshim qëndrimesh

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka paralajmëruar bojkotin e deputetëve të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

26/07/2018 12:10

Hoti ka thënë se LDK do të vazhdojë të thellojë bojkotin, e krejt kjo sipas tij, për shkak të sjelljeve të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ndaj deputetëve të opozitës, raporton lajmi.net.

Për bojkotim të votimit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, nga LDK ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se LDK po dëshiron të tregohet e rëndësishme ku ligjet ndërkombëtare nuk mund të kalojnë pa ta.

Krasniqi ka thënë se LDK është parti që ndërron qëndrimet çdo pesë minuta.

Ndërkohë, Veseli ka thirrur mbledhje të Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare, për të gjetur një rrugë dalëse nga kjo situatë./Lajmi.net/