LDK në kontakte me koalicionin qeverisës për mocionin

I pari i i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbajtur sot një takim me kryetarët e degëve të kësaj partie.

Lajme

15/10/2018 18:22

Pas takimit, për media ka folur nënkryetari i këtij subjekti, Agim Veliu, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se partia e tij është në kontakte të vazhdueshme me partitë opozitare mirëpo edhe me deputetë të koalicionit për mbledhjen e votave për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.

“Ne po bisedojmë me subjekte opozitare dhe me deputetë brenda koalicionit për sigurimin e votave për mocionin e mosbesimit”, ka thënë Veliu.

Veliu nuk ka dashur të komentojë se sa është numri i deputetëe që janë pro rrëzimit të Qeverisë, teksa ka thënë se për një gjë të tillë do të bëhet e ditur gjatë ditëve në vijim./Lajmi.net/